Të dyja shënuan fitore në dy xhirot e para, Gjilani duke mposhtur Feroniklin ’74 dhe Llapin e Drita duke mposhtur Llapin dhe Vushtrrinë, por dështuan të shënojnë fitore në ndeshjen e radhës ndonëse cilësoheshin favorite.
Ndeshjet e luajtura nën dritën e reflektorëve sikur ishin magnete për shikuesë, të cilët tek të dy ekipet gjilanase ishin më në numër, bile edhe krijuan atmosferë të zjarrtë me brohoritje e fishekzjarrë, por kjo periudhë kohore dhe kjo atmosferë sikur më tepër motivoi mysafirët.
Gjilani pas paraqitjeve mbresëlënëse, konsiderohej favorit ndaj Dukagjinit, por u ndal në një barazim 2:2, nga I cili më të lumtur dolën klinasit.
Në ndeshjen tjetër, të parën që Drita e luajti në fushë të vet nën dritën e reflektorëve edhe atë ndaj Drenicës, Drita konsiderohej superfavorite, ngase ekipi ishte përforcuar për të luajtur në Champions League e në gara evropiane, derisa Drenica ishte organizuar shumë vonë. Në fund rezultati ishte befasues 0:0, e arritur kjo e madhe për ekipin nga Skenderaj.
Doli që dy ekipet gjilanase sikur nuk janë ambientuar të luajnë në këtë periudhë të ditës, apo kjo mund të jete vetëm rastësi do të shihet në xhirot e radhës. /kryelajmi.com/.





