Futboll

Gjilanit i largohet edhe një futbollist

Mesfushori llapjan, Pleurat Hajdini është larguar nga Gjilani.

Lajmi është konfirmuar për faqen ‘Futbolli i Kosovës’ nga vetë futbollisti.

“Nuk jam më pjesë e Gjilanit. Kontrata më ka skaduar dhe nuk kemi arritur marrëveshje për të vazhduar. I falenderoj kryesinë e Gjilanit për korrektësinë e treguar sa kam qenë pjesë e tyre”, tha Hajdini

Hajdini është në pritje të ofertave. Në të kaluarën ai ka qenë pjesë e skuadrave si: Flamurtari, Trepça, Trepça ’89, Besa Kavajë dhe Hysi.

You Might Also Like