Komunikacion

Gjoba në trafikun rrugor

Gjilan, 10 dhjetor 2024

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar gjobën në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 60 km/h është hasur duke vozitur 113 km/h dhe në rastin tjetër gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit i cili është hasur duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit me 0.59 ‰, matje e cila është bërë me alkool test.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërt të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

You Might Also Like