Gjykata Themelore në Gjilan gjatë vitit 2022 ka publikuar në ueb faqe 3919 aktgjykime dhe aktvendime të përpunuara.
Të gjitha këto aktgjykime dhe aktvendime janë të qasshme për publikun dhe organizata të ndryshme, të cilat bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe punës së gjykatave, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.
E gjithë kjo po bëhet me qëllim të promovimit dhe rritjes së transparencës.
Numri aktual i vendimeve të publikuar në faqen e Gjykatës është 7475, thuhet në njoftim.