Muzikë

Ilire Ismajli nderohet me mirënjohje në festivalin e Stambollit “Rumeli 2023”

Ilire Ismajli nderohet me mirënjohje në festivalin e Stambollit “Rumelit 2023”

Këngëtarja gjilanase Ilire Ismajli, ka arritur edhe një mirnjohje në Stamboll, në Eventin më të madh që mbahet në këtë qytet, ku marrin pjesë shumë aktorë këngëtar e gazetar, të cilët nuk janë me kombësi nga Turqia, po të njejtit kanë arritur të hyn në botën e show-biznesit në shtetin e Turqisë.


Këngëtarja Ilire Ismajli në këtë event ishte e ftuar si musafire special, ku e cila përformoi një këngë në gjuhën turke,duke sjellë duartrotikje të shumta nga të pranishmit.

Organizatorët e këtij Eventi, për pjesëmarrsit të cilët janë duke bërë karrierë në shtetin e Turqisë kanë ndarë mirënjohje në lëmin e kulturës, teatrit, gazetarve e të tjerve.

“Kjo mirënjohje për mua është shumë e madhe, pasiqë shteti i Turqisë të nderon për përformancën të cilën e bën. Jam shumë e lumtur për këtë qmim dhe është edhe një shtytje për mua që të prezentohem me këngët e mija sa më mirë tek fansat e mi”, ka bërë të ditur këngëtarja Ilire Ismajli.

Ilirja përposë që mirret me këndim, ajo është edhe një pedagoge shumë e suksesshme në shtetine Turqisë e cila gjeneratave te reja po ju mëson msheftësist e violinës.

You Might Also Like