Grupi i njohur Tarabuka Band dhe Dj Star kanë publikuar projektin e tyre më të ri. ‘Harem’ titullohet instrumentali më i ri me ritme verore të cilin e kanë realizuar edhe me videoklip, me pamjet më të bukura të bregdetit shqiptar. Videoklipi është punuar nga Bug Production ndërsa instrumentalja nga Ardian Kastrati nga Shkupi. Ndryshe, Tarabuka Band dhe Dj Star kanë bashkëpunuar më herët edhe me këngëtarë tjerë të njohur të estradës, me ç’rast këngët janë cilësuar si hite dhe janë pritur mirë nga adhuruesit e tyre. Tarabuka Band Dj Star pritet qe gjatë muajit korrik te lansojnë dhe projektin e tyre me të ri që tash më xhirimet këto ditë fillojnë me Urban Graphics.