Futboll

Grupmoshat U17: Gjilani e fiton ndeshjen në tavolinë, Drita humb në shtëpi

Xhiro e 23-të në Superligën e Kadetëve në Futboll për ekipet nga Gjilani, Drita dhe Gjilani solli rezultate të ndryshme. Në xhiron e 23-të të Superligës së Kosovës në grupmoshat U17, FC Drita priti në shtëpi Gjakovën, kurse Gjilani Besën. Për shkak të tërheqjes së Besës së Pejës nga garat e grupmoshave të reja shkaku i problemeve në kryesi të tabelës, ndeshja SC Gjilanin – Besa nuk u zhvillua. Gjilani mori 3 pikë në tavolinë. Në anën tjetër, Drita u mposht me rezultat 0-3 në shtëpi nga Gjakova. Drita nuk sheh fitore që katër ndeshje me rresht, fitorja e fundit ishte kundër Gjilanit me rezultat 3-1. Gjilani tani kanë dy fitore rresht.

Të dy ekipet në xhiron e 24-të i pret udhëtim i vështirë. Gjilani udhëton në Suharekë për t’u ndeshur me Ballkanin, derisa Drita do të jetë mysafire e Prishtinës. Të dy ekipet tona janë duke luftuar për mbijetesë në Superligën e Kosovës për gjeneratat U17./kryelajmi.com/.

You Might Also Like