Futboll

Haxhiu: Morëm një e patëm raste për tri pikë

Trepcës po t’i kishte propozuar dikush një barazim para lojës me Gjilanin do ta merrte me shumë qejf e këtë e pranoi edhe kryetrajneri i saj Fidaim Haxhiu, por kur përfundoi loja, kryetrajneri mitrovicas mund të thuhet se doli humbës, ngase lehtë ekipi i tij ka mundur të kthehet me gjah të plotë.

“Sipas lojës që u zhvillua në terren nuk jam i kënaqur me barazim, ngase kemi mund t’i marrim të tri pikët. Patëm dy shtylla e shumë raste të pakonkretizuara. Kjo po na përcjell tash e sa kohë, ngase edhe në ballafaqim me Pejën patëm shumë raste. Sa i përket lojës dhe angazhimit të lojtarëve të mi jam shumë i kënaqur. Gjilani është një ndër ekipet më të mira me të cilën kemi luajtur, ky ekip na mundësoi që edhe ne të luajmë bukur”, ka thënë Fidaim Haxhiu, kryetrajner i Trepçës.

You Might Also Like