Gjilan

Haziri: Gjunjëzohemi para sakrificës së familjes Jashari dhe dëshmorëve e heronjve të kombit

Gjilan, 6 mars 2018 – Në përkujtim të 20-vjetorit të rënies së komandantit legjendar, Adem Jashari, Komuna e Gjilanit në krye me Lutfi Hazirin, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

I pari i gjilanasve tha me këtë rast se familja Jashari është simbol unik në botë, sakrifica e së cilës rezultoi me kryengritje qytetare.

“Sot përkujtojmë sakrificën e madhe të familjes Jashari, e cila u bë simbol unik dhe rezultoi me kryengritje qytetare, prej mbrojtjes së pragut të shtëpisë në mbrojtje popullore për liri dhe Republikë. Ky shembull unik në botë, krijoi edhe solidaritetin që së bashku me rezistencën politike, lufta e pashmangshme 20 vite më herët rezultoi edhe me lirinë e Kosovës. Gjunjëzohemi para veprës së tyre dhe gjithë dëshmorëve e martirëve dhe asaj plejade të njerëzve të ngritur, të cilët i dhanë dritë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Haziri.

Kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi Emini dhe deputeti Ahmet Isufi, kanë theksuar se sakrifica e familjes Jashari, bëri që shqiptarët të jetojnë të lirë dhe të pavarur. ​

You Might Also Like