Gjilan

Haziri: Katër vite nga tragjedia në Gjilan

Sot bëhen katër vite nga tragjedia në Gjilan, kur një kamion shkaktoi tmerr në qytet, derisa ishin bërë të gjitha përgatitjet për kremtimin e 7 Marsit, ditës së mësuesit.

Haziri ka përkujtuar 7 marsin e vitit 2019, ku në
nga kjo tragjedi vdiq afaristi i njohur, Qerim Çoçaj, pak pas ditësh vdiq e moshuara F.I., dhjetëra persona u lënduan, derisa pati edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Shkrimi i plotë:

Katër vjet nga tragjedia që e përgjaku 7 Marsin në Gjilan, nga e cila në vend vdiq afaristi Qerim Çoçaj, pas pak javësh edhe e moshuara Fatime Islami, derisa dhjetëra qytetarë u lënduan.

7 Marsi i vitit 2019 ka qenë njëra prej ngjarjeve më të rënda me të cilat jam përballur si kryetar i Gjilanit.

Familja Çoçaj dhe familja Islami e lus Zotin që të bëhen të fortë dhe t’i kujtojnë familjarët në ditët më të mira. Dhashtë Zoti që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë!

Ndërkaq, me rastin e 7 Marsit uroj të gjithë mësuesit, në veçanti ata të cilët na mësuan udhën e rëndë të shkronjave shqipe në një kohë të pakohë!

You Might Also Like