Mësuesit janë heronjtë tanë të gjallë!
7 Marsi – Rezistenca e mësuesit, si luftëtar i dijes në kohë të vështira, është hapi më i madh i pavarësimit të arsimit shqip, duke e krijuar besimin për pavarësi dhe Republikë.
Por, fatkeqësia e madhe është se ata ishin të përjashtuar edhe nga dialogu social, pasi dhe qeveria ua kishte mbyllur dyert për ta.
Lavdi e përjetshme për të gjithë ata mësues që sot nuk janë në mesin tonë. Ata kanë dhënë shumë, kanë sakrifikuar dhe atë jo vetëm për arsimin e Kosovës.