Gjilan

Haziri ndihet krenar me sukseset dhe punën profesionale të teatrit: Do të doja që edhe sektorët tjerë t’i përngjajnë këtij institucioni  

Gjilan, 16 qershor 2019 –  Aktivitetet maratonike të organizuara për katër ditë me radhë nën përkudjesjen e kryetarit Lutfi Haziri kushtuar 20-vjetorit të çlirimit të Gjilanit, kanë kulmuar të premten në mbrëmje me vlerësimet për më të dalluarit e kulturës dhe rinisë.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, para se të nis ndarjen e mirënjohjeve për më meritorët në kulturë e rini, ka thënë se ndihet jashtëzakonisht mirë që është arritur të zgjidhet problemi 20 vjeçar i statusit të teatrit të qytetit, i ansamblit të aktorëve, dhe e buxhetit të tij.

“Katër ditët e aktiviteteve maratonike kushtuar 20 vjetorit të çlirimit, i kemi përmbyllë me vlerësimet për njerëzit e teatrit. I falënderoj aktorët dhe performuesit artistik që këtij teatri i kanë bërë nder dhe neve na kanë dhënë kënaqësi. Përfundimisht, u arrit që të zgjidhet problemi 20 vjeçar, fillimisht i statusit të teatrit të qytetit, i ansamblit të aktorëve, dhe i buxhetit të tij. Implementimi nis më 1 janar dhe jam shumë i lumtur për këtë”, ka thënë Haziri.

Ai ka përgëzuar të parin e këtij institucioni, Erson Zymberi, për punën e jashtëzakonshme në realizimin e kalendarit të ngjeshur.

“Teatri po bëhet me shtëpi të tyre, do të vazhdojmë ta lirojmë hapësirën e tyre për interesa zhvillimore. Punëtorët tjerë do të zhvendosen në objektet e administratës, ndërsa teatri do ta ketë mundësinë që në hapësirën e vet ta realizojë kalendarin e ngjeshur kulturor, për të cilin jemi krenarë vitet e fundit. Përgëzime për drejtorin, Erson Zymberi dhe stafin e ansamblit, për punën e jashtëzakonshme”, tha Haziri.

“Tash teatri është aty ku kemi pasë qejf me pa qe 20 vjet. Është në funksion të plotë të nxjerrjes dhe sjelljes së kulturës në vendin tonë. Po ndihem krenar dhe i privilegjuar dhe do të doja që në vitin e ardhshëm t’i përngjajnë teatrit edhe sektorët tjerë, me punë, me profesionalizëm dhe me brend. Urime dhe le të vahdojmë të ecim bashkë për një qytet të zhvilluar, me kulturë dhe me dinjitet që ia atribuojmë dëshmorëve, heronjve dhe atyre që e kanë bërë sakrificën e rëndë për atdhe”, shtoi Haziri.

Më pas janë ndar mirënjohje për më të dalluarit në kulturë dhe rini për periudhën qershor 2018-qershor 2019, si vijon:

Shiqpe Latifi, punëtorja më e dalluar në Bibliotekën e Qytetit

Kushtrim Ymeri, shkrimtar

Klub i Leximit në Gjilan – aktiviteti më i mirë

Parlamenti Studentor, organizata më e mirë

Ardit Sylejmani, vullnetar i vitit

Bekim Korça, skenograf

Fehmi Hoti, realizator

Naser Zymberi, aktor

Nuhi Matoshi, regjisor (Post Mortum)

OJQ “Dancing Houese”  për përfaqësim të dinjitetshëm dhe rezultatet e arritura brenda dhe jashtë vendit

AKV “GJILANI” – për përfaqësim të dinjitetshëm dhe rezultatet e arritura brenda dhe jashtë vendit

Murat Ismaili, instrumentist, për rezultatet e arritura dhe përfaqësim të dinjitetshëm

Burhan Aziri, instrumentist, për rezultatet e arritura dhe përfaqësim të dinjitetshëm

Bekim Rexhepaj, instrumentist, për rezultatet e arritura dhe përfaqësim të dinjitetshëm

Afrim Haziri, këngetar, për rezultatet e arritura dhe përfaqësim të dinjitetshëm

Rifat Idrizi, valltar, për rezultatet e arritura dhe përfaqësim të dinjitetshëm

OJQ “VARG E VI”, për rezultatet e arritura në nivel nderkombetar, veçanërisht në Francë

Agron Elezi, kompozitor, për rezultatet e arritura në nivelin ndërkombetar me veprën e tij “IKJA E VASHES KOSOVARE” në CREATIV COMPOZERS 2018 duke përfaqësuar dinjitetshëm Kosovën

Besim Baftiu, kompozitor, për rezultatet e arritura në nivel ndërkombëtar me kompozimin e tij në SANREMO, Giovani Itali

Artan Hajrullahu, piktor, për rezultatet e arritura në nivel ndërkombëtar dhe përfaqësim të dinjitetshëm

Avni Behluli, sculptor, për rezultatet e arritura në nivel ndërkombëtar dhe përfaqësim të dinjitetshëm

Ardiana Pajaziti, gazetare, për përfaqësim të dinjitetshëm dhe pasqyrim profesional të ngjarjeve kulturore​

You Might Also Like