LAJME

Haziri ngushëllon familejn Zahiri me rastin e ndarjes nga jeta të hoxhës Salih Zahiri

Gjilan, 27 prill 2018 – Me rastin e ndarjes nga jeta të hoxhës Salih Zahiri nga fshati Bukovik, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Zahiri. Në telegram thuhet:

“E nderuara familje Zahiri,

Me dhembje të madhe e mora lajmin për ndarjen nga jeta të hafëz Saliut, i cili ishte veprimtar i palodhshum i çështjes kombëtare.

Hafëz Salihun do ta kujtojmë përgjithmonë në kontributin e tij dhe agazhimin për çështjen e Kosovës, veçanërisht në vitet 90-ta në mbledhjen e ndihmave fillimit për  “3 Përqinëshin”, e më pastaj për fondin “Vendlindja Thërret” në Zvicër.

Ai, poashtu, do të mbahet në mend për angazhimin e për pajtimin gjaqeve në Zvicër, ndërkaq pas luftës së vitit 1999 ka mbështetur jetimat deri në frymën e fundit.

Shpreh ngushëllimet me të sinqerta për familjen Zahiri, shokët e bashkëveprimtarët. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, thuhet në telegram.

You Might Also Like