Gjilan, 7 shtator 2021 – Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kameramanit të RTP-së dhe fotografit të njohur gjilanas, Shaip Dubova, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Dubova.
“E nderuara familje Dubova,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Shaip Dubova.
Shaipin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm si kameraman i ish-RTP-së dhe si fotograf, i cili, me punën e tij profesionale dhe të guximshme, faktoi krimet makabre të serbëve ndaj shqiptarëve, në luftën e fundit.
Shaipin na e mori COVID-19 dhe ky duhet të jetë alarm për ndërgjegjësim të popullatës që të vaksinohen gjithsesi për ta ruajtur shëndetin publik.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Dubova, shokëve, miqve e farefisit.
Zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, thuhet në telegram.