ARSIMI

Haziri uron që Universiteti “Kadri Zeka” t’i përngjaj heroit i cili e zgjoi shpirtin e të rinjve në kohën më të rëndë

Gjilan, 26 tetor 2018 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në ceremoninë e diplomimit të studentëvr të Universitetit “Kadri Zeka” ka uruar që ky institucion t’i përngjarj figurës së heroi, I cili e zgjoi shpirtin e të rinjve në kohën më të rëndë.

“Uroj që Universiteti ti përngjanë Kadri Zekës si emër i përveçëm, si hero i Kosovës dhe si njeriu i cili vjen nga Gollaku i Gjilanit, por që e ka zgjuar shpirtin e të rinjve në kohën më të rëndë. Numri prej 9 mijë studentëve neve na bënë krenarë, sepse ky Universitet poi u krijon mundësi të rinjve edhe të Kosovës Lindore, edhe shqiptarëve të Maqedonisë Perëndimore dhe kudo që janë në diasporë”, ka thënë Haziri para të pranishmëve.

Ai theksoi se është ndier i impresionuar në debatin e organizuar me studentët e “Kadri Zekës” dhe ata të Zug të Zvcirës, të cilët, sic tha, jo vetëm që kanë treguar afinitet e barazi, por kanë treguar edhe zgjuarsinë dhe konkurrimin e plotë.

Krejt në fund, kreu i Gjilanit ka kërkuar që të kampusi universitar të mos mbes peng i byrokracisë.

“Na ka mbetur një punë e nisur, janë ndar 7.2 hektarë për kampusin universitar dhe vendi ynë nuk guxon të bëhet peng i byrokracive të ngadalshme në këtë drejtim. Bashkë me rektorin Bajram Kosumi po punojmë që ta zgjidhim problemin për t’iu krijuar kushte më të mira studentëve sepse ky kampus ka me qenë ndër më të mëdha, më të mira dhe më të organizuara në këtë pjesë”, u shpreh Haziri.

You Might Also Like