Futboll

Humbin Kika e Vllaznia

Dy ekipet nga Anamorva që garojnë në Ligën e Parë të Kosovës në Futboll kanë pësuar humbje jashtë fushave të tyre, me rezultat identik 2:0.

Kika nga Hogoshti, që ishte mysafire e Vushtrrisë u mposht nga kundërshtarët e tyre me rezultat 2:0, derisa Vllaznia e Pozharanit është përballur me ekipin e Ramiz Sadikut në Prishtinë dhe ka pësuar me rezultat të njëjtë.

Derisa në tabelë Kika i ka punët pak më mirë, Vllaznia e Pozharanit pas dy humbjeve rresht rrezikon mbetjen në ligën e dytë më të fortë të Kosovës./kryelajmi.com/.

You Might Also Like