Futboll

Humbja nga këndvështrimi i SC Gjilani: Vula “asiston” Flamurtarin në fitoren e sotme

Gjilan, 05 Maj-Sot edhe një herë u dëshmua se kualiteti i referimit në vendin tonë lë shumë për të dëshiruar, madje ai i sotmi mund të cilësohet skandaloz. Ishte i ashtuquajturi gjyqtar Kreshnik Vula, ai i cili vendosi sfidën e sotme ku me vendimet e tij i dhuroi tre pikë skuadrës së Flamurtarit.

Qysh në minutën e parë të ndeshjes ai nuk akordon penalti për vendasit, ku brenda zonës së Flamurtarit, futbollisti i Gjilanit Fiton Hajdari, mbahet me dy duar nga ai i Flamurtarit, duke e penguar për të goditur, por edhe pas sinjalizimit të anësorit Safet Berisha, ai kryesori hezitoi ta ndalë lojën si të pa rregullt.
Gjilani vijoi ndeshjen me dominim dhe qarkullim por duke mos arritur të realizojnë golin e avantazhit.

Në fillimin e pjesës së dytë vije skenari i njejtë me aktor kryesorë Kreshnik Vulën, i cili sërish nuk akordon penalti për Gjilanin. Ishte Ansi Nika i cili depërtoi në zonë kurse mbrojtësi i Flamurtarit luan me dorë por sërish futbollistët e Gjilanit hasën në vesh të shurdhur. Flamurtari në rastin e vetëm arrin të realizoj me autor Shend Kelmendin, i cili me një goditje brenda zonës arrin të realizoj golin e vetëm në këtë takim.

Gjilani deri në fund pati edhe disa raste por duke mos arritur të realizoj golin e barazimit në këtë duel. Me humbjen e sotme Gjilani mbetet në kuotën e 35 pikëve, kurse duelin e radhës e zhvillon si mysafir i Ballkanit.

You Might Also Like