Me rastin e emërimit nga BE-ja të diplomatit Danez, në postin e përfaqësuesit të posaçëm të bllokut për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. I ngarkuari i BE-së, Peter Sorensen, është vazhdues pas mandatit gati pesëvjeçar të Mirosllav LAJÇAK.
Diplomati, me një përvojë të gjatë diplomatike në strukturat e BE-së, me një karrierë që ka ushtruar disa detyra një ndër ta edhe si përfaqësues i posaçëm i BE-së për Bosnjë e Hercegovinë dhe Shef i zyrës së BE-së në Sarajevë.
I posa ngarkuari i BE-së, Peter SORENSEN, përveqë në krizën më të rëndë që po vazhdon në Bosnjë e Hercegovinë, ka ushtruar detyrën edhe Shef i delegacionit të bllokut evropian në Shkup.
I posa ngarkuari i BE-së, do të duhej të trajtojn duke e vizituar krahinën shqiptarë që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Ish i ngarkuari i BE-së Mirosllav LAJÇAK, si përfaqësues i posaçëm i bllokut për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, asnjëherë nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës, zbatimin e Marrëveshjes së Konçulit,por edhe respektimin e Referendumit të 1 e 2 mars 1992, që të dal në mbrojtje të vullnetit plebishitar të kësaj Krahine.
Ish i ngarkuari i BE-së Mirosllav LAJÇAK, si përfaqësues i posaçëm i bllokut për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, asnjëherë, ska kërkuar që Serbia të kthej Lapidarin e UÇPMB-ës në Preshevë.
Shqiptarët në Republikën e Serbisë, jan të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat dhe po ndodh një pastrim etnik-një dëbimi dhe diskriminim, mungon Universiteti në gjuhën Shqipe, rregullimi me Ligjë përdorimin i Simbolit tonë Kombëtarë shqiptarë Flamurit dhe përfaqësimi proporcional në nivelin lokal dhe Qendror.
BE-ja, këmbëngul për Këshillin Nacional të pakicës Serbe në Kosovë, por kan harruar luftën e UÇPMB-ës, Marrëveshjen e Konçulit, dhe Referendumin 1 e 2 Mars 1992.
Atë që kërkon Serbia për pakicën Serbe në Kosovë-ua mohon shqiptarëve në Serbi-këtu kemi dy standarde.
I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen,në mbylljen e bisedimeve Beogra-Prishtinë nuk mund të mbetët çështja e pazgjidhur e krahinës shqiptare në Serbi.
BE-ja promovon vullnetin e shumicës prandaj, do të duhej të mos mbështesin me dy standarde në këtë rast mbështesin pakicën Serbe në Kosovë, por po harrojn Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoci që në vitin 1992 kan mbajtur dhe organizuar Referendum.
Mbesim me shpresë se njohurit, të posa ngarkuarit të BE-së, Peter SORENSEN,do ti shërbejn që ishte si këshilltar edhe në Kosovë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK),përfaqësues i posaçëm i përfaqësuesit të lartë të BE-së në Serbi, por edhe përvojën në misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kroaci.
Krahina shqiptare është Rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën.
Shqiptarëve nuk mundë t’ju mohohen të drejtat që i gëzojn sikurse pakica Serbe në Kosovë, duke përfshirë edhe të drejtën e ulëseve të rezervuara në Parlamentin e Serbisë.
I posa ngarkuari i BE-së, Peter SORENSEN, do të duhej trajton diskriminimin e krahinës shqiptare në Serbi, dhe kështu nuk do ti përsëritë gabimet e rënda e paraardhësit, duke praktikuar dy standard për dy pakica.
Autor i vështrimit Refik HASANI
25 janar 2025