Gjilan

Ilmi Mustafa: Kosova duhet të përmbyllë temat e hapura në mënyrë që të mundet të thithë investime të huaja

Kosova duhet të përmbyllë temat e hapura në mënyrë që të mundet të thithë investime të huaja.
Është goxha problem me pasë investitorë të huaj nëse çdo ditë në media ndërkombëtare Kosova paraqitet si një vend që përballet me sulme terroriste nga Serbia.
Po ashtu, imazhi i Republikës sonë në botë zbehet nga deklarata të krerëve institucionalë që nuk besojnë në institucionet e drejtësisë në vend. Kjo është katastrofale!
Kosova ka nevojë për një qeverisje e cila nuk merret me populizma, por këmbëngulë me kriju zgjidhje për temat e hapura në mënyrë që me paraqitë një vend stabil e të sigurtë për investitorë të huaj por edhe nga diaspora jonë që do ta ndihmonin vendin për tu zhvilluar ekonomikisht.

You Might Also Like