Kamenicë

Insistohet që komuna e Kamenicës të bëhet me noter

Bashkësia Lokale e fshatit Karaçevë e Poshtme sërish i është drejtuar organeve të shtetit me kërkesën që edhe Komuna e Dardanës të bëhet me një noter. Kësaj radhe, ata i janë drejtuar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të cilës ia kanë bërë me dije se kjo komunë ka 4 deri në 5 vite që nuk ka noter.

“Në këto kushte këto rrethana në ketë varfëri te skajshme për një dokument duhet shkuar në Gjilan për ta vërtetuar atë dokument. Ne si bashkësi lokale kemi kërkuar vazhdimisht nga ministria e drejtësisë që të pajiset Komuna me noter për t’ju dalë në ndihmë banorëve te brezit kufitar – qytetarëve te Komunës së Kamenicës, sepse e meritojnë qytetaret e Kamenicës që të kenë noter sepse është shume i nevojshëm një noter për qytetaret e K. Kamenicës, qytetaret e Kamenicës me rrethinë pa një shërbim bazik na ndërlidh edhe me konstatimet e mëhershme siç thuhej: a jeni Kamenicë e Gjilan. Sot pranova dokumentin nga Ministria e Drejtësisë Znj.Haxhiu me këtë tu e pa qe është më e e nevojshme qe te pajiset Komuna me noter thotë se brenda këtij viti do te pajiset Komuna me Noter. Do te behet emërimi i noterëve te rinj me qëllim te ofrimit te shërbimeve noteriale sa ma efikase për qytetaret e Komunës se Kamenicës. E nderuara Znj.Haxhiu ne bashkësia lokale me besim me shpresë se kjo kërkesë e bashkësisë lokale gjatë këtij viti do te pajisemi me noter. Kërkesën tonë e mbështeti Ministria e Drejtësisë Znj.Haxhiu edhe ne ju përshëndesim përzemërsisht.

You Might Also Like