Futboll

Intelektualët: Të shtunën marrim rrugën drejtë Mitrovicës!

Të Shtunën marrim rrugën drejtë Mitrovicës!

Këtë të Shtune, Drita e luan ndeshjen e radhës, e cila është e para për kampionatin e ri. Fillimi i një tjetër kampionati, Intelektualët i gjen gati dhe të motivuar, pas një rrugëtimi impresionues në arenën evropiane.

Në këtë fundjavë i ftojmë të gjithë antarët tanë, djemtë e qytetit dhe çdo tifoz të Dritës, të na bashkangjitet për një tjetër udhëtim të paharrueshëm.

Mblidhemi te stadiumi i qytetit ‘Selami Osmani’, nga ku në ora 14:20 nisemi për në Mitrovicë!

You Might Also Like