Futboll

Inter d’Esclades ka rekord negativ me ekipet nga hapësira shqiptare

Inter d’Esclades, klub futbolli nga Andorra, deri më tashti në garat evropiane tri herë është përballur me ekipe nga hapësira shqiptare dhe të tri herët ishte eliminuar.

Fillimisht, andorrasit në stinorin 2020/2021 ishin përballur me Dritën e Gjilanit, në ndeshjen  e luajtur në Zvicër, ku bardh e kaltrit në kuadër të Raundit Preliminar në Champions League kishin ngadhënjyer me rezultat 2:1 dhe kishin shkuar në ndeshjen e radhës. Drita shkaku I karantinimit të lojtarëve në kohë pandemie e kishte humbur ndeshjen pa lojë ndaj Lindfieldit irlandez, derisa Inter d’Esclades kishe përfunduar në Europa League, duke u mposhtur në ndeshjen e radhës.

Në vitin tjetër, 2021/2022, Inter d’Esclades në raundin preliminar të Champions League sërish është përballë me një ekip kosovar dhe sërish është eliminuar. Kësaj radhe ata u përballën me FC Prishtinën, kampion I Kosovës dhe pësuan me rezultat 2:0.

Klubi nga Andorra, garat u desh që t’i vazhdojë në Europa Conference League, ku ata I priti sërish një ekip nga hapësira shqiptare, Teuta e Durrësit. Durrsakët në ndeshjen e parë kishin pësuar ne rezultat 0:2, kurse edhe në ndeshjen e kthimit pas 90 minutave ishte rezultati I njëjtë, por tashti në të mirë të Teutës dhe u desh që të luhen vazhdimet, në të cilat ekipi shqiptar shënoi edhe një gol dhe u kualifikua tutje.

Këtë të enjte, në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Inter d’Esclades sërish para vetit do të ketë Dritën, kurse historia e ballafaqimeve me ekipe nga hapësira shqiptare nuk është e mirë për ta, por gjithçka pritet të vendoset në fushën e blertë. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave, në Andorrë, kurse FC Drita cilësohet favorite për kalim tutje. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like