E pavarësuar si shkollë e mesme nga ajo e Vitisë, para 6 viteve, SHML”Kongresi i Manastirit” në Pozharan po tregon se pavarsimi i saj, ka qenë i nevojshme qysh moti. E se është kështu dëshmojnë edhe rezultatet dhe sukseset që po arrihen në këtë shkollë, veçmas pas pavarësimit dhe funksionimit si e shkollë e pavarur.
E lidhur me atë se si punohet dhe si funksionon kjo vatër e diturisë në ditën e fundit të afatit të parë të regjistrimit në klasat e 10-ta ne sot vizituam këtë shkollë ku u njoftuam rreth ecurisë së këtij regjistrimi. E për ecurinë e kësaj procedure na njoftoi drejtori Mufail Halabaku .” Pas përfundimit m sukses të procesit mëssimor dhe përfundimit të vitit shkollor 2020/202, si dhe mbajtjes së testit të Maturës Shtetërore në shkollën ton ku këtij testi iu nënshtruan 86 maturantë siç po e shihni puna është duke vazhduar me regjistrimin e nxënësve në klasat e X-ta.
Vlerësojmë se ekziston një interesim relativisht i madhe për regjistrim në shkollën tonë në Gjimnaz drejtimi natyror dhe shoqëror dhe deri më tash janë regjistruar nxënës për formimin e katër paraleleve në drejtimin natyror dhe shoqëror”, shprehet Halabaku duke shtuar se në këto tri ditë sa ka zgjat afati i regjistrimet interesimi i nxënësve paksa ma i madhe ishte për drejtimin natyror.
Sivjet në Shkollën e Mesme “Kongresi i Manastirit” në Pozharan vërehet interesim i madh për regjistrim të nxënësve në klasat e dhjeta si në drejtimet e gjimnazit po ashtu edhe në drejtimet profesionale.
Ne presim që edhe në afatin e dytë do të shtojmë numrin e nxënësve dhe formimin e së paku 5 paraleleve.
Tutje ai shprehet se shkolla jonë po shndërrohet në shkollë model jo vetëm për nxënësit e komunës së Vitisë, por edhe për nxënësit e komunave fqinje, gjithashtu, dalëngadalë, po merr karakter regjional. E se është kështu dëshmojnë edhe rezultatet që po arrihen veçmas në drejtimin Elektro-teknik i Informatikës.
Ndryshe në vitin shkollor 2921/2022 parashihen këto paralele: dy paralele gjimnaz natyror, dy paralele gjimnaz shoqëror, një paralele ekonomi Banka dhe sigurime , një paralele juridik asistent administrative dhe një paralele Elekto teknik i informatikës.
E krejt në fund mundë të themi se në këtë shkollë pos mësimit cilësor, ofrojnë edhe siguri si dhe mësim në kushte shumë të mira për mësim sepse shkolla disponon të gjitha kabinetet përkatëse profesionale me pajisje të duhura dhe të digjitalizuara.
Nga kjo shkollë palehohet tek nxënësit të cilët gravitojnë nga fshatrat tjera në Pozharan që mos të hezitojnë por të vijnë këtu dhe të regjistrohën sepse nuk do të gjejnë aspak kushte më të mira në shkollat tjera sikur këtu.
Ndryshe në këtë vatër të diturisë planifikohet të regjistrohen rreth 100 semimaturantë e ky numër sigurisht se do të plotësohet në afatin e dytë të regjistrimit. Aziz Zuka