LAJME

Ismajli thotë se do të ketë zero tolerancë ndaj operatorëve ekonomik të papërgjegjshëm

 

Gjilan, 16 nëntor 2018 – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka paralajmëruar operatorët ekonomik se do të ketë tolerancë zero ndaj atyre që nuk i respektojnë kontratat në realizimin e projekteve me kohë.

 

Këto komente, Ismajli i ka bërë gjatë vizitës së punimeve në ndërtimin e shkollës në fshatin Haxhaj, palestrën e sporteve në Zhëgër dhe gjatë inspektimit të punimeve në asfaltimin e rrugës në Selishtë.

 

Gjatë vizitës në shkollën fillore në Haxhaj, i dyti i Komunës së Gjilanit është ndarë i kënaqur me intesitetin e punimeve, duke shfaqur shpresën se ky projekt do të përfundohet sa më shpejtë.

 

Ndëkaq, pasi ka vizituar punimet infrastrukturore në Selishtë, nënkryetari Ismajli pohoi se ndërtimi i rrugës ka qenë jetike për banorët atje dhe pritet të përfundojë breda tri ditësh.

 

Ndërkohë, për projektin e palestrës në fshatin Zhegër, Ismajli është shprehur se është një dinamikë e kënaqshme e punimeve, duke e njoftuar operatorin se nëse nuk i përmbahet kontratës sa i përket planit dinamik, do të merren masa ndëshkuese.

 

“Është vendosmëri e kryetarit Haziri për zero tolerancë ndaj të gjithë operatorëve të papërgjegjshëm të cilët duhet të mësohen që t’i respektojnë kontratat e punës. Në të kundërtën, do të merren masa ndëshkuese ndaj tyre”, ka deklaruar nënkryetari i Gjilanit. ​

You Might Also Like