Iu dha lamtumira e fundit katër anëtarëve të familjes Zuka nga Pozharani
Qe nga e merkura tërë qyteza e Pozharanit ishte e kapluar me mbules zije kur ne një familje të Lagjes Zuka, ndodhi një tragjedi e rëndë familjare që ishte njëra nga më të rëndat në këtë vendbanim të qetë e që njihet si vendbanim ku ishin të rralla ngatrresat e në vecanti vrasjet.
Por tragjedia që ndohi të merkurën në orët e vona të pasditës ka tronditë tërë këtë lokalitet edhe më gjrë komunën e Vitisë por edhe Kosovën kur kryefamiljari për motive ende të panjohura dhe në rrethana ende të pasqaruara dyshohet se vrau gruan dhe dy djemt e ti si dhe në funf edhe vrau veten.
E sot hapsira e varrezave të këtij lokaliteti ishte e vogël për të zënë ata të cilët kishin ardhir për ti dhënë lamtumirën e fundit në ceremonin e varrimit të katër viktimave të kësaj tragjedie.Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në këtë varrim nga komuna e Vitisë por edhe nga komunat tjera e në këtë varrim merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e instituccioneve të komunës së Vitisë të prirë nga kryetari Sokol Haliti.
Mbi varret e viktimave u vendosën kurora lulesh e për herë të fundit nga viktimat u nda me një fjalë rasti edhe një nga shokët e dy të rinjve të vrarë mërgimtar nga Zvicrra e ajo që ran ë sy ishte edhe një numër I madhë I mergimtarëve të cilët kishin ardhur për tu dhënë lamtumirën e fundit katër viktimave të kësaj tragjedie duke e lutur zotin që këso rastesh tragjike të mos ndohin më kurr në mesin tonë.
Të themi se me një vendim të marrë dje Dita e premte, në këtë komunë është shpallet ditë zie në komunën e Vitisë-sonte nuk do ketë as festime në sheshin e qytetit.Aziz Zuka