Kreu i Gjilanit, bashkë me shokët e tij të gjeneratës që kanë qenë maturantë në vitin shkollor 1986/1987, sonte e festojnë 30- vjetorin e maturës. Ai ka përzgjedhur që si shenjë kujtimi e simbolike të mbjellin një fidan.
Ja postimi i tij i plotë në facebook
30 vjetori i Maturës. E mbollëm një fidan në shenjë simbolike. Të gjithë ata që duan të shënojnë ndonjë përvjetor të rëndësishëm me anë të mbjelljes se drunjve si simbolikë, qoftë maturë apo martesë, Komuna iu siguron hapësirë në qytet. Të gjithë në mbrojtje të ambientit!