Futboll

Ja kur do të zhvillohet ndeshje gjysmëfinale e kupës KF Ramiz Sadiku – Drita

Ndeshja e dytë gjysmëfinale KF Ramiz Sadiku – FC Drita do të zhvillohet këtë të mërkurë më 13 prill në Stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë, me fillim në ora 14.00.

Në ndeshjen e parë, të zhvilluar disa ditë më parë, Drita kishte ngadhënjyer me rezultat 3:0 dhe me një hap është në finale. Drita llogaritet favorit në këtë ndeshje dhe pritet që me lehtësi të kalojë në finale, ku e pret fituesin e ndeshjes Llapi – Prishtina ku në ndeshjen e parë kishte fituar Prishtina me rezultat 2:1.

Fituesi i Kupës së Kosovës në Futboll do të marrë pjesë në garat në Evropë, andaj si Drita, Ramiz Sadiku, Llapi e Prishtina e kanë këtë synim.

You Might Also Like