Lojtarja amerikane e KV Drita, Jalé Hervey është shpallur lojtarja më e mirë e finaleve të Kupës, lojëra këto që këtë fundjavë e luajtën në Palestrën e Sporteve “1 tetori” në Prishtinë.
Ekipi i Dritës fitoi Kupën e Kosovës në Volejboll, që për KV Drita është e gjashta, por që sipas klubit bardh e kaltër nga Gjilani kjo kupë e ka shijen si të ishte e para.
Në postimin e KV Drita është thënë
Kuoa e gjashta, me shijen njëjtë si e para.
Me dashninë e emocionin e njëjtë…
Në një finale triller, me shumë angazhim e sakrificë, që i shton peshën e rëndësinë, trofeut më të çmuar të volejbollit kosovar.
KV Drita e fitoi Kupën e Kosovës 21/22
- MVP Jalé Hervey
Super organizim nga FVK, definitivisht nivel evropian
Përjetësisht falënderues për mbështetjen nga:
INTELEKTUALËT
KOMUNA E GJILANIT
Ish-presidentin e KV Drita Jakup Shabani
Presidentin e FC Drita dhe pronari i Rinora4, Flamur Bunjaku