Në vigjilie të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nga Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” vie një libër i ri nga miku i madh i Kosovës dhe i shqiptarëve, Jean Yves Carlen, autor francez, i cili edhe më herët ka botuar libra që kanë patur lidhje me Kosovën.
Tetë novela nga një autor francez që e pa Kosovën për herë të parë në 1995. Të gjitha tregimet evokojnë të kaluarën e afërt të shtetit të fundit të lindur në Evropë.
Tekstet janë përkthyer në shqip nga Tahir Dalipi. Jean-Yves Carlen ka qenë në Kosovë disa herë.
Bashkautor i librit “Ibrahim Rugova” i dalë te Desclée de Brouwer në 1999, në Paris, ndërsa më rishtazi
ka botuar një përmbledhje me poezi “Lulet e lotët e Kosovës” në Gjilan. Po ashtu ai ka botuar disa novela në Francë në botimet Arkuiris.
Jean Yves Carlen