Drejtori i DKA-së, Jeton Rexhepi, priti në takim përfaqësuesit e KFOR-it Turk, me të cilët diskutoi për mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes në fushën e arsimit.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit institucional në funksion të krijimit të kushteve më të mira për nxënësit dhe shkollat e Komunës së Gjilanit.
Drejtori Rexhepi falënderoi KFOR-in Turk për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.



