Gjilan

Juksel Gjinolli, zgjidhet e para e grave të PDK-së në Gjiilan

Gruaja Demokratike e Kosovës (GDK) dega në Gjilan, pas një procesi zgjedhor brenda saj në mënyrë demokratieke zgjodhi kryetaren e re Magjisten e artit Jyksel Gjinolli.

Në këtë akt të zgjedhjes së kryetares së re, kyetarja e deritanishme znj. Shukrije Rapuca ka thënë se GDK nga themelimi I saj si strukturë e rëndësishme e partisë ka reflektuar përherë imazh dhe model të organizmit të gruas në aktivitetin politik. PDK përherë ka pasur gra të zonja të cilat asnjëherë nuk janë kursyer të japin kontributin e tyre profesional e politik në të mirë të zhvillit të shoqërisë.

Me këtë rast kryetari i degës z.Zenun Pajaziti, duke shprehur mirënjohjen dhe respektin e lartë për angazhimin e deritashëm të ish kryetarës Rapuca ka thënë se Gruaja në PDK ka pasur dhe do të ketë rolin në strukturën e partisë dhe bashkarishtë do të krijojmë ambient politik më të meritueshëm për gratë.

Duke uruar kryetaren e sapozgjedhur Jyksele Gjinolli, ai ka thënë se , kryetarja e së bashku me gratë e tjera profesioniste e të vyeshme të partisë do ta kenë përkrahjen dhe hapësirën për veprim në të gjitha zhvillimet në parti.

Ndërsa kryetarja e zgjedhur e GDK-së znj.Jyksele Gjinolli, duke shprehur falënderimin për përkrahjen e dhënë është zotuar që me përgjegjesi do ta ushtroj pozitën e kryetares dhe bashkarisht me të gjitha do të punojmë në avansimin e gruas në politikë. “do të vazhdoj të ec hapave të organizimit si GDK, të cilat I kanë trasuar me aq përkushtim ish kryetarja znj. Rapuca me të gjitha bashkëpunëtoret e saja të cilat përherë janë konsideruar si idhuj të organizmit të grave në politikë”.

Së bashku me përvojën e tyre dhe energjitë e rja që do të na bashkangjiten do të jemi pjesë e sukseve dhe fitoreve të PDK-së.

You Might Also Like