Gjilan

Ka ndërruar jetë profesori Zymber Beshtica

Në moshën 70- vjeçare ka ndërruar jetë profesori  Zymber Beshtica. Lajmin e kanë bërë të ditur pjesëtarë të familjes Beshtica, nëpërmjet një njoftimi në facebook.

Karrierën prej mësimdhënësi profesori Zymber Beshtica e kishte nisur që në vitin 1971 në Shkollën Fillore “Kadri Zeka” për të vazhduar më pas në Shkollën e Mesme Teknike “Mehmet Isai”, në Qendrën e Përgjithshme Arsimore, në Shkollën e Mesme “Arbëria” dhe deri në pensionimin e tij në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Asllan Elezi” në Gjilan.

 

Në njoftimin për vdekjen e tij është shkruar:

Me dhembje të thellë, ju njoftojmë se sot më datë 25.04.2020 pas një sëmundje të rëndë, në moshën 70 vjeçare, ka vdekur më i dashuri jonë babai, Zymber Pajazit Beshtica nga Gjilani.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër me datë 26 04 2020, me drek në varrezat e qytetit në Gjilan.

Për shkak të rrethanave aktuale në të cilat ndodhet vendi jonë nga pandemia e shpallur virusit COVID-19, ceremonia e varrimit do të organizohet vetem nga familja jonë e ngushtë.

Me pikëllim të thellë!
Familja BESHTICA

 

You Might Also Like