Komunikatë e VV-së:
Kryetari në ardhje i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, vizitoi rrugën Metush Krasniqi dhe u njoftua me problemet e qytetarëve që jetojnë në këtë zonë të qytetit.
Rrjeti i ujësjellësit, infrastruktura rrugore e ndriçimi publik janë disa nga problemet me të cilat përballen çdo ditë qytetarët e kësaj lagje.
U pajtuam që për nevojat bazike siç është uji i pijshëm duhet zgjidhje emergjente, ashtu siç u pajtuam se po kaq urgjente është edhe ndërrimi i qeverisjes komunale, ndryshim të cilin do ta bëjmë bashkë me 17 tetor!