Kamenicë

Karaçeva e Poshtme sërish i shkruan institucioneve qendrore

Kudo në Kosovë vitit mësimor po i vije fundi, kurse në disa lokalitete të Kamenicës ai ende nuk ka filluar.

Për këtë qëllim Bashkësia Lokale e fshatit Karaçevë e Poshtme, i ka dërguar letër të hapur institucioneve të Kosovës, kryeministrit Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmani, kryeparlamentarit Glauk Konjufca nga të cilët kanë kërkuar që të ndihmohet çështja e Arsimit ne Kamenicë, në hapjen e shkollave.

“Jemi të zhgënjyer me vendimin që ka marr kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati që inspektorët komunalë të arsimit pengojnë punën në Shkollën Fillore “Asllan Thaqi”, procesin mësimor dhe personelit arsimorë ia kanë tërhequr vërejtjen inspektoratit të arsimit të na lironi shkollën sepse hapja e kësaj shkolle është me vendimin e ministres se arsimit, Arberia Nagavci dhe bashkësia lokale ne e përshëndesim për punën dhe guximin që e ka marr ministria në fjalë për hapjen e shkollave në nivel komunal të Komunës së Kamenicës”, është thënë në letër, ku kanë kërkuar që të mos pengohet procesi mësimor në Shkollën Fillore “Asllan Thaqi”, ngase kjo shkollë ishte hapur me shumë mund, kurse pengimi i punës në këtë shkollë ka prekur shumë nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin teknik të shkollës.

Këshilli i Bashkësisë Lokale të Karaçevës së Poshtme i ka bërë thirrje kryetarit të komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati që të mos dërgojë në këtë shkollë inspektorët komunale, ngase siç kanë gjetur ata, këta inspektorë nuk janë të autorizuar që të pengojnë procesin mësimor në shkolla.

Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Karaçevë e Poshtme ka thënë se është dëshirë dhe vullnet e banorëve që të mos pengohet procesi mësimor  në këtë brez kufitar, ngase në të gjitha kohërat lapsi, ditari e arsimtari i kanë bërë ballë presioneve të ndryshme.

“Kryetar mos e pengoni procesin mësimor”, ka qenë porosia e Selver Lenjanit.

You Might Also Like