Vushtrria ka shënuar fitoren e katërt me radhë në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës në basketboll, pasi që në ndeshjen hapëse të xhiros 19 ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat 88:75. Dallimi i madh i bërë në pjesë të parë të ndeshjes 26-17 (Ç1) dhe 26-16 (Ç2) bëri që vendasit të shkojnë pa telashe te fitorja.
Albion Imeri me 34 pikë ka qenë më i dalluari te Vushtrria sa i përket pikëve të shënuara, ndërsa ka pasur edhe saktësi të mirë të shutit për tre pikë, duke shënuar 4 nga 9 tentime. Engjull Ramaj kontribuoi me 25 pikë në këtë fitore, ndërsa ky shutoi 7/14 për tre pikë, me saktësi 50%.
Pikët e Diart Maksutit (25) dhe Diellor Maksutit (19) nuk mjaftuan për të bërë më shumë Drita në këtë ndeshje, që ka pësuar humbjen e katërt me radhë. Fitorja bën që Vushtrria të ketë bilanc 13-4 dhe është në vend të dytë në fillim të kësaj xhiroje, ndërsa Drita e gjashta ka bilanc 6-11.