Klubi i Basketbollit Drita nga Gjilani ka varguar edhe një fitore, kësaj radhe duke e mposhtur Kaçanikun në fushë të vet me rezultat 53 me 67.
Drita që me humbje e ka nisur kampionatin në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll, tash e sa kohë nuk di rezultat tjetër veç fitoreve. Djelmoshat që udhëhiqen nga Arben Bislimi kanë shënuar tri fitore radhazi dhe ekipi është i radhitur në pozitën e dytë, menjëherë pas ekipit Borea, i cili i kishte mposhtur në xhiron e parë në fushë të vet.
Ndeshjen e radhës KB Drita do t’a zhvillojë në Gjilan, ku përballë do të ketë ekipin Megasport.