Për këtë fudjavë është spektakli i rezervuar nga FVK me ndeshjet e Kupës së Kosovës 2022.
Katër ekipe do të luftojnë për një Trofe e këto do të shfaqin emocionet e garës jashtëzakonisht kompetitive, e cila zënë vend gjatë të shtunës me gjysmëfinalet si dhe të dielën me finale.
KV DRITA si lidere e Superligës A ndeshet me Skenderajn, ndërsa në përballjen tjetër KV M-Technologie nga Prishtina ndeshet me KV Fer Volley nga Ferizaj.
KV Drita nga Gjilani ka ftuar të gjithë INTELEKTUALËT dhe qytetarët e Gjilanit të përcjellin nga afër ndeshjet e Dritës në Palestrën “1 Tetori” në Prishtine që së bashku të sjellim trofeun e radhës në Gjilan.
Finalja do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK 1
