Futboll

KF Gjilani drejt transformimit

Klubi i Futbollit Gjilanit ka gjetur se po dëmtohet shumë nga arbritrat, kurse në këtë klub janë duke u mbajtur edhe konsultimet e fundit rreth transformimet e klubit. KF Gjilani ka dalë me një komunikatë, të cilën po e botojmë të plotë.

Mbrëmë, Kryesia e KF Gjilanit mbajti mbledhje të jashtë zakonshme, me të vetmen pikë të rendit të punës: Diskutimi lidhur me Vendimet ndaj KF Gjilanit. Kryesia u njoftua edhe për finalizimin e hapave rreth transformimit të klubit.
Pas një diskutimi konstruktiv të të pranishmëve, kryesia vlerëson se dëmtimet e një pas njëshme të arbitrave, ndaj KF Gjilanit , krijuan refleksione negative dhe reagime të arsyeshme të përfaqësuesve të klubit, dhe shikuesve të flaktë të KF Gjilanit “Skifterat” . Ne vlerësojmë përpjekjet e FFK-së, për konsolidimin e sajë, duke i plotësuar kërkesat dhe standardet e UEFA-së dhe FIFA-s, por kjo nuk duhet të jetë alibi që të dëmtohet një klub i cili është duke i bërë hapat e fundit të transformimit dhe konfirmimit si klub i organizuar dhe cilësor, madje duke vendosë dënime jo vetëm të pa arsyeshme por edhe të pa kuptueshme. Kryesia e klubit, nuk përkrahë sjelljet e disa individëve, përfshi edhe futbollistët, të cilët patën reagime ndaj vendimeve tendencioze të ndonjërit prej referëve. Vendimi për përjashtim të publikut, në lojën me Hajvalinë, e konsiderojmë të pa presedan, ashtu si që e konsiderojme edhe dënimin Isa Eminhaziri, i cili ka marrë dënimin në fushë futbolli nga referi, edhe nga komisioni të cilat dënime, përmbajnë në vete mjaft subjektivitete, por edhe dënimet me të holla për lojën në derbi me Dritën. A është ky atak i koordinuar në mënyrë që të ndërprehet konsolidimi organizativ dhe transformues i klubit, apo nevojë e ngritjes së kompetencave profesionale të referve dhe bartësve të përgjegjësive mbikëqyrëse të ndeshjeve futbollistike. Kryesia e Klubit ka marrë qëndrim që të ushtron të gjitha masat e nevojshme ndaj atyre që thyejnë rregullat e lojës së futbollit, në kuadër të KF Gjilanit, njëkohësisht kërkon një takim urgjent me Kryetarin e FFK-së z. Fadil Vokrri, tek i cili gjithsesi e kemi besimin se do të ushtrojë kompetencat e veta që të eliminohen veprimet tendencize ndaj KF Gjilanit.
Kryesia u njoftua edhe me ecurinë e përgatitjeve transformuese, proces i cili ka shkua ngadalë por është në finalizim. Sipas konfirmimeve të kontributdhënësve javën e ardhshme do të finalizohen të gjitha marrëveshjet, të cilat do të zyrtarizohen me akte noteriale. Finalizimi i këtij procesi, domosdoshmërish do të ngrisë cilësinë e organizimit, duke i përcaktuar përgjegjësit dhe kompetencat, duke krijua mundësi të reja të objektivave të klubit. Është jashtë zakonisht e rëndësishme që është arritur pajtueshmëri e plotë rreth konceptit organizativ, dhe nuk ekziston asnjë tendencë negative lidhur me përcaktimin e strukturës së ardhshme udhëheqëse të klubit, dhe as lidhur me draft dokumentet të cilat klubin e projektojnë si një organizim i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuara. E di që durimi është në fund por i përputhëshëm me finalizimit. Kjo mundëson që së bashku të ecim rrugës së përbashkët të suksesit. Kërkojmë nga të gjithë akterët si anëtarët e kuvendit dhe tifozat e klubit që ti mbështesin fuqishëm këto përpjekje duke qenë pjesë e këtij progresi.

You Might Also Like