Futboll

KF Gjilani paralajmëron nisjen e stërvitjeve

Klubi i  Futbollit Gjilani ka paralajmëruar se shumë shpejt do të nis stërvitjet për stinorin pranveror që është në prag. Klubi bardh e kuq për nisjen e stërvitjeve ka përcaktuar ditën e enjte 5 janar, kur futbollistët do të mbushen me forcë për pranverë. KF Gjilani ka qenë ekipi më i heshtur sa i përket angazhimeve të futbollistëve të rinj, edhe pse afati kalimtar sapo ka përfunduar. Deri më tashti, një gjë dihet, portieri dhe njëri ndër lojtarët më të mirë të KF Gjilani, Faton Maloku, ka kaluar në radhët e kampionit në fuqi, KF Feronikli, derisa edhe mbrojtësi Ilir Blakçori po i zhvillon stërvitjet me KF Prishtina, por deri tashti ai nuk ka ndonjë marrëveshje për kalim.

Pas stinorit vjeshtor, KF Gjilani është radhitur në pozitën e gjashtë me 25 pikë të tubuara, duke arritur 7 fitore, 4 barazime dhe gjashtë humbje, me një goldallim 14:11./Kryelajmi/.

You Might Also Like