Futboll

Kika zyrtarizon tre lojtarë brazilianë

Brazilianët Yuri Aguair Da Silva Santos, Francisco Joelson Ferreira, Francisco Talison C.Da Silva përforcojnë KF KIKËN

KF KIKA ka kënaqësinë të i’u njoftojë se ka arritur marrëveshje për transferimin e tre futbollistëve nga Brazili, Yuri Aguair Da Silva Santos, Francisco Joelson Ferreira, Francisco Talison C.Da Silva.

Yuri Aguiar Da Silva Santos luan si sulmues i krahut ku njihet për shpirtin e tij luftarak dhe golat e jashtëzakonshëm nga distanca.

Qendërsulmuesi Joelson Ferreira pritet që ta shtojë cilësinë e sulmit në këtë sezon me golat dhe asistuat e tij.

Kurse krejt për fund është mbrojtësi Talison i cili luan edhe si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i krahut. Talison njihet për lojën e tij agresive në qendër të mbrojtës.

Prezantimin e tre futbollistëve e ka bërë kryetari i klubit Naim Biçkaj dhe sekretari i klubit Lirigzon Myrtaj.

Gjatë ditëve në vijim do t’i prezantojmë edhe prurjet e reja .

You Might Also Like