ARSIMI

Kimistet e reja të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” fituese të projektit “Laboratori yt”

 

Shkruan: Rozafa Bislimi

Duke parë vështirësitë që kemi hasur me punën në lëndën e kimisë gjatë mësimit online, gjithashtu edhe mësimit virtual në mungesë të shfrytëzimit të laboratorit, krijimit të eksperimenteve kimike, ne si grup kemi menduar për një zgjidhje të mundshme për ta përmirësuar këtë gjendje në shkollën tonë dhe për ta bërë lëndën e kimisë edhe më atraktive si për nxënësit ashtu edhe për mësimdhënësit.

Kjo është edhe arsyeja se përse kemi vendosur t’i bashkangjitemi këtij projekti të organizuar edhe këtë vit nga Ipko Foundation. Po në fakt, ç’është “laboratori yt”?

“Laboratori yt” është një projekt i fituar nga një grup i nxënësve te shkollës sonë, Gjimnazit Natyror ” Xhavit Ahmeti” . Projekt, i cili është organizuar në kuadër të Upshift-it dhe i financuar nga Ipko Foundation dhe së shpejti do të bëhet pjesë e platformës shkollat.org. Ka të bëjë me përmirësimin e punës në lëndën e kimisë, kryesisht punën me eksperimente kimike, ku ne si grup do ti kryejmë vet eksperimentet e përzgjedhura për klasën e 12. Gjithashtu pjesë e projektit është edhe krijimi i një minifjalori kimik, ku të gjithë nxënësit e interesuar do të kenë mundësinë të kërkojnë emrin e një komponimi kimik dhe pastaj te shfaqet formula e atij komponimi dhe anasjelltas. Për t’i dhënë këtij projekti një kahe më interesante, ne kemi për plan ta krijojmë edhe një lojë online, në mënyrë që nxënësit të mund të krijojnë vet eksperimentet dhe të shohin ecurinë se si zhvillohen eksperimentet e dhëna të paraqitura në videot përkatëse. Ne jemi shumë entuziaste për vazhdimin e projektit në fjalë dhe jemi të sigurt se do e përfundojmë me sukses misionin tonë për ti bërë nxënësit edhe më aktivë sa i përket kësaj fushe.

Grupi ynë përbëhet nga: Rozafa Bislimi, Aurela Shala, Blina Arifi dhe Haxhere Azizi, në bashkëpunim me Prof. Islam Zuzaku, i cili do na ndihmojë me zhvillimin e këtyre eksperimenteve dhe krijimin e minifjalorit.

Ndryshe, këtë të hënë kanë ardhur edhe materialet e nevojshme për kryerjen e eksperimenteve, ku falënderojmë shumë kompaninë Era-Med për bashkëpunimin.

You Might Also Like