Këtë të diele është bërë e ditur se cili është ekipi i dhjetë që do të garojë në Superligë. Liria e Prizrenit ka mposhtur pas penaltive Ferizajn dhe vitin e ardhshëm do të garojë në kampionatin elitar të Kosovës.
Në edicionin 2023/2024 do të jenë tri ekipe që vijnë nga Liga e Parë, Fushë Kosova, Ferronikli 74 dhe Liria, kurse u larguan nga elita Ferizaj, Trepça ’89 dhe Drenica.
Kështu, krahas ekipeve nga Gjilani, Drita dhe Gjilani në Superligën e Kosovës do të jenë edhe Ballkani nga Suhareka, Dukagjini i Klinës, Prishtina, Malisheva, Llapi i Podujevës, Feronikli 74 nga Drenasi, Fushë Kosova dhe Liria e Prizrenit.
Para përmbylljes se këtij stinori ka mbetur të përcaktohet se kush do të jetë fitues i Kupës së Kosovës në Futboll e kjo do të dihet këtë të hënë kur në Prishtinë do të përballen Gjilani e Prishtina./kryelajmi.com/.