Gjilan, 6 dhjetor 2022 – Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Gjilanit ka ndarë mirënjohje për dhjetë tatimpaguesit më të mëdhenj dhe më të rregullt të tatimit në pronë për vitin 2022.
Me këtë rast, ata janë pritur sot në takim nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin për Buxhet dhe Financa, Riad Rashiti e kryesuesin e Kuvendit, Arianit Sadiku, të cilët kanë shprehur falënderimin dhe mirënjohjen, duke thënë se me kontributin e këtyre bizneseve që me punën e tyre kanë ndikuar në zhvillim ekonomik dhe punësim të qytetarëve tanë.
Pronarët e bizneseve të cilët janë nderuar me mirënjohje janë: Agmia Center me pronar Ahmet Demiri, Menakon – Metush Zymberin, Diagnoza – Fatmire Poroshtica, Kosova Comerce – Xhelal Qerimi, Planet Resort – Engjellushe Ismajli, Interplast Trocal- Shaban Xhymshiti, Calabria shpk. -Xhelal Selimi, MIA – Resmije Miftari dhe Fatmire Abazi B.I.
Drejtori për Buxhet dhe Financa, Riad Rashiti, ka thënë se përkundër sfidave dhe vështirësive të shumta, bizneset dhe qytetarët e Gjilanit janë shembull më i mirë, se si mund të punohet dhe fitohet me nderë dhe
njëkohësisht të kryhen me rregull dhe me kohë obligimet ndaj komunës.
“Ne i përgëzojmë të gjitha bizneset dhe qytetarët, për punën dhe suksesin e tyre. Çdo e arritur e tyre është kontribut për komunën dhe vendin tonë. Uroj që viti 2023 të jetë vit edhe më i mirë e mbarë, me suksese të reja për të gjitha bizneset tona dhe qytetarët e Gjilanit”, është shprehur Rashiti.