Gjilan

Komuna e Gjilanit njofton se afati për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë shtyhet deri më 28 qershor

 

 

5 prill 2019 – Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunë së Gjilanit, njofton qytetarët se për shkak të vonesës së lëshimit të faturave nga Ministria e Financa, Departamenti i tatimit në pronë, kjo e fundit ka marrë vendim që të shtyhet afati i pagesës së këstit të parë i cili do të jetë deri më 28 qershor 2019.

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi, ka njoftuar se ky vendim ka paardhur pas shkresës zyrtare e cila ka ardhur nga Ministria e Financave.

Ndërkohë, afati i ankesave shtyhet deri më 31 maj 2019, përderisa pagesa e këstit të dytë të tatimit në pronë mbetet 30 shtator 2019.

Apelohen qytetarët që t’u përmbahen këtyre afateve të pagesave, ngase për çdo vonesë obliguesi i tatimit në pronë ndëshkohet me kamatë. ​

You Might Also Like