Viti

Komuna e Vitisë bëhet përfituese e projektit të BE-së, “Turizmi pa Kufi”

Në vazhdën e aktiviteeteve të tija të përditëshme institucionale, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, të martën në emër të kësaj komune, ka nënshkruar kontratën me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në lidhje me implementimin e projektit ”Turizmi pa kufi’. Ky projekt është pjesë e programit të BE- “Bashkëpunimi Ndërkufitar” së bashku me komunën e Kriva Palankës në Republikën e Maqedonisë.

Vlera e projektit ”Turizmi pa kufi” do të jetë rreth 313 mijë euro dhe do të ndihmoj në zhvillimin e infrastrukturës dhe promovimit të vendeve turistike dhe rekreative të komunës sonë. Pas nënshkrimit të këtij projekti Kryetari Haliti, tha se me implementimin e këtij projekti të rëndësishëm në komunën e Vitisë pritet të zhvillohet sektori i turizmit duke potencuar se në këtë fushë kjo komunë ka potenciale të mëdha për këtë arsye edhe investimet që do të bëhën në këtë sektor janë më se të domosdoshme dhe të arsyeshëm.Aziz Zuka

You Might Also Like