Viti

Komuna e Vitisë dhe Projekti DEMOS nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

·
Komuna e Vitisë dhe Projekti DEMOS nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar sot me projektin DEMOS një memorandum bashkëpunimi me qëllim të bashkëpunimit për përmirësim të qeverisjes pjesëmarrëse dhe të sigurimit të angazhimit kuptimplotë të qytetarëve në procesin e planifikimit të hershëm buxhetor komunal. Bëhet me dije se me këtë partneritet synohet të rritet transparenca në paraqitjen e buxhetit për qytetarët dhe të fuqizojë kapacitetet e komunës për menaxhimin e financave publike. Gjithashtu sipas këtij dokumenti pritet që projekti DEMOS të mbështesë komunën në organizimin e dëgjimeve buxhetore, përgatitjen e materialeve informuese dhe fuqizimin e ekipeve punuese për një proces më efikas të konsultimit me qytetarët. Përndryshe ky projekt mbështetet nga Bashkimi Evropian, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeveria e Suedi. Aziz Zuka

You Might Also Like