Viti

Komuna e Vitisë përzgjidhet partnere e UNDP-së deri në vitin 2020

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Fatbardha Emini, Drejtoresh e Drejtorisë për Kadastër, Pronë dhe Gjeodezi në Viti, kanë pritur sot në takim Vlora Elshanin, Menaxhere e Projektit të UNDP-së për Zhvillim Ekonomik Lokal. Gjatë këtij takimi ajo njoftoj Kryetarin Haliti dhe Drejtoreshën Emini se Komuna e Vitisë është përzgjedhur si partnere duke potencuar se ceremonia për nënshkrimin e marrëveshjes do të bëhet në javët në vijim. Përndryshe projekti do të filloj të implementohet nga viti 2017 deri 2020. Nga ky projekt në veçanti do të përfitojnë përfitojnë qytetarët e Vitisë në punësim dhe po ashtu fermerët pritën të mbështetën me fonde të veçanta nga Agjencia Austriake për Zhvillim Lokal.

You Might Also Like