Viti

Komuna e Vitisë vazhdon bashkëpunimin me projektin Integriteti i Komunave të Kosovës

Komuna e Vitisë vazhdon bashkëpunimin me projektin Integriteti i Komunave të Kosovës

Zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim këshilltarin e auditimit Naim Behluli nga projektit të USAID-it “Integriteti i Komunave të Kosovës”.
Në këtë takim u bë me dije se është folur rreth bashkëpunimit të komunës së Vitisë me këtë projekt, në veçanti për fuqizimin e Njësisë së Auditimit të Brendshëm.
Me këtë rast zv.kryetari Aliu tha se komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar për të menaxhuar sa më mire paranë publike dhe të realizoj projekte në interes të gjithë qytetarëve të kësaj komune.
Ai theksoj edhe e rëndësinë që ka auditimi i brendshëm për qeverisjen lokale në këtë drejtim. Zv.kryetari Aliu gjithashtu potencoi se ata do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me këtë projekt duke shtuar se Vitia kryesisht ka raporte dhe vlerësime pozitive nga auditori gjeneral.Aziz Zuka

You Might Also Like