Miratimi i vendimit për shpronësim të pronave të cilat preken nga realizimi i projektit: “Qarkorja e jashtme e qytetit të Gjilanit dhe lidhja e rrugës kombëtare” nga Qeveria e Kosovës, është mirëpritur nga Komuna e Gjilanit.
Vendimi për shpronësimin e kësaj rruge, është një lajm i mirë, pasi që do të krijohet një brez i ri i zhvillimit të Komunës së Gjilanit e më gjerë.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se: punët po ecin me radhë dhe mbarë.
Ai tregon tanimë është miratuar vendimi për shpronësimin në projektin e qarkores së jashtme të qytetit tonë.
“Falënderime të veçanta për Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti, që po i qëndrojnë afër dhe po e mbështesin komunën tonë”, theksoi Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, tha se 80% e premtimeve janë realizuar. Shumë të tjera, si ky projekt, janë bërë për qytetin tonë pa premtuar.