Gjilan, 2 tetor 2018 – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me Elmina Mahmutin, drejtoreshë e Policisë Regjionale, për mbështetje në ofrimin e sigurisë publike.
Me anë të kësaj marrëveshje, Komuna e Gjilanit do të ofroj donacion në vetura dhe pajisje të teknologjisë informative, financimin e renovimit të hapësirave të punës në objektin e Stacionit Policor, mobilimin e zyrave dhe mirëmbajtjen e pajisjeve.
Nënkryetari Arbër Ismajli, në emër të kryetarit Haziri, ka falënderuar përfaqësuesit e policisë në Gjilan për punën e madhe që po e bëjnë në të mirë të sigurisë publike.
Kurse, drejtoresha Rajonale e Policisë së Kosovës, kolonel Elmina Mahmuti, e cila shoqërohej nga zëvendësdrejtori, Shaban Azizi dhe komandanti i Stacionit Policor, Alban Ramushi, ka falënderuar Komunën për këtë mbështetje, duke thënë se do të ndikoj direkt në efikasitetin edhe më të madh të tyre në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve.